Luksi midis reve! Shangai hap hotelin më të lartë në botë

Shangai ka hapur restorantin më të lartë luksoz në botë, i vendosur në katin e 120-të të një rrokaqielli, në zonën financiare të vendit. Kulla e Shangait është e lartë 632 metra dhe është ndërtesa e dytë në botë më e lartë pas Burj Khalifa në Dubai, që është 827 metra e lartë.

Në katet e fundit të grataçelës, është një hotel me 165 dhoma. Hoteli strehon shtatë restorante, bare, një banjë dhe të gjitha pjesët e tjera të zakonshme të hoteleve të nivelit të lartë. Ajo gjithashtu ofron një pishinë në katin e 84-të.Ashensorët i çojnë mysafirët me një shpejtësi prej 18 metra në sekondë.

Por i gjithë ky luks kushton, pasi për një natë në suitën më luksoze duhet të paguash 8763 euro. Megjithatë, për më pak të pasurit, ka edhe dhoma më “modeste”, me çmime deri 300 euro për natë.

Një natë në një “J Suite”, të mbushur plot me llambadarë kristali dhe sauna, kushton më shumë se 67,000 juanë (10,360 dollarë amerikanë). Hoteli u hap zyrtarisht të Shtunën, 26 qershor2021, dhe  është pjesë e Jin Jiang International Hotels.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *