Është mbajtur historikisht si një qytet i majtë madje bastjon i socialistëve, por sot “Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Kuçova, ka treguar se edhe aty ka shumë demokrat, madje të etur për lidership.
Një nga demokratët e pranishëm në foltoren që po mban ish-kryeministri Berisha, me demokratët e Kuçovës, ka fshirë një foto ku kishte dalë me kryedemokratin Lulzim Basha.
Teksa mori fjalën, zotëria nxori telefonin dhe fshiu foton që kishte me Bashën, duke e treguar edhe në kamera. Këtë gjë, vetë Berisha e konsideroi si të duhur.
Berisha i tha qytetarit se, bëri mirë, sepse jemi afër Festës së Flamurit e se flamuri e besëprerja nuk qëndrojnë bashkë.
Pjesë nga replikat:
Demokrati: Jam i zhgënjyer. Kam një fotografi me Bashën këtu që e kam bërë dhe do e fshi direkt, ja shikojeni që do e fshi (fshin foton). Kështu do të ikë Lulushi.
Sali Berisha: Në prag të festës së Flamurit, bëre mirë! Sepse flamuri dhe pabesia nuk mund të pajtohen kurrë njëri me tjetrin.
/Priza.al/