Lulzim Basha dhe kunati i tij me 4 vila luksoze/ Kryebashkiaku Veliaj u fiton çështjen në gjykatë, SPAK rrëzon pretendimet e Isufit  

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka fituar gjyqin në SPAK me kunatin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, Erion Isufi. Ky i fundit e kishte paditur kryebashkiakun Veliaj rreth një vit më parë për shpifje, për pronësinë e 4 vilave në resortet luksoze në Gjirin e Lalzit dhe në kompleksin residencial “Long Hills” në Tiranë.

Pas fitoreve me Grida Dumën dhe Jorida Tabakun, por për akuzat e shpifjes në gjykatë, Veliaj ka fituar edhe gjyqin e radhës me kunatin e Bashës, i cili nuk arriti të provonte dot në SPAK se, deklaratat e një viti më parë të Veliajt, se “Lulzim Basha zotëron 4 vila dhe kishte aplikuar në bashki për vilën e 5-të”, ishin të pavërteta.

Ky vendim i Gjykatës së Posaçme SPAK, e cila hodhi poshtë pretendimet e kunatit të Bashës, në fakt, vërteton indirekt se deklaratat e Veliajt ishin të sakta dhe se vilat në fjalë ekzistojnë dhe janë pronë e familjeve Basha dhe Isufi.

Vet kryedemokrati Basha e ka mohuar çdo herë pasjen në pronësi të tij të vilave luksoze në lagje residenciale në periferi të kryeqytetit, apo në Gjirin e Lalzit në Durrës.

“Unë jam gati t’i provoj edhe dy vilat te ‘Long Hills’ edhe dy vilat në Lalz, edhe pallatin që është dëmtuar, dhe nuk është vërtetë që pallati i liderit të opozitës është dëmtuar. Këtë e vërtetoj me aktkonstatimin. E njoh qytetin në çdo cep”.

Kështu deklaronte gjatë një interviste televizive në shtator të 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke iu referuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Veliaj tha se, Basha ka përfituar katër shtëpi gjatë kohës së tërmetit dhe jo shtëpi dosido, por vila në dy zona luksoze, në Lalëz dhe në zonën rezidenciale në “Long Hill” në Tiranë.

Veliaj i bëri këto deklarata si kundërpërgjigje ndaj akuzave të Partisë Demokratike, që publikoi dokumentin e një qytetari të Tiranës, që sipas opozitës, në atë kohë nuk kishte përfituar asgjë nga rindërtimi. Kryebashkiaku e mohoi akuzën dhe publikoi një dokument tjetër, që tregonte se, qytetari që akuzonte në të vërtetë kishte përfituar nga rindërtimi dhe paketat e ndihmës financiare, në kuadër të këtij procesi.

Çfarë ndodhi pas kësaj deklarate? Vetë Lulzim Basha e kaloi në heshtje, por në emër të tij ngriti padi për shpifje ndaj kryebashkiakut në Prokurorinë e Posaçme kunati, Erion Isufi.

Gjyqi u mbyll me fitoren e kryebashkiakut. Sipas vendimit të SPAK, kunati i Bashës, nuk arriti të provonte dot në SPAK se deklaratat e Veliajt, se Lulzim Basha zotëron 4 vila dhe kishte aplikuar në bashki për vilën e 5-të, ishin të pavërteta.

Ky vendim i Gjykatës së Posaçme SPAK, e cila hodhi poshtë pretendimet e kunatit të Bashës, në fakt, vërteton indirekt se deklaratat e Veliajt ishin të sakta dhe se vilat në fjalë ekzistojnë, po aq sa është fakt që Basha vetë që pas tërmetit të 2019-s vazhdon të jetojë zyrtarisht me qira në “Long Hill”.

Basha u transferua në një vilë në kompleksin luksoz me arsyetimin se shtëpia e tij në katin e fundit të një pallati ku jetonte, në Njësinë nr.2 në kryeqytet, ishte dëmtuar nga tërmeti dhe i ishte nënshtruar riparimeve. Pretendimin e Bashës e hodhi poshtë Bashkia, që tha se, pallati në fjalë nuk ka pësuar asnjë dëmtim dhe se nuk ka pasur asnjë aplikim për leje për riparim nga ana e kreut të PD-së.

“Teksa dihet publikisht që z. Basha ka ndërtuar pa leje kate shtesë në pallatin e tij, pranë Stadiumit Kombëtar në NJA nr. 2, as ditën e tërmetit, e as sot nuk është deklaruar asnjë dëm. Për më tepër, Administratori i Nj. 2 as nuk ka marrë aplikim për punime meremetimesh nga tërmeti e kësisoj, as nuk ka dhënë një leje të panevojshme e të pakërkuar nga Familja Basha“,- deklaronte Bashkia e Tiranës.

Nga raportimet e disa portaleve, vila ku Basha thotë se jeton me qira, është në pronësi të një ish-drejtoreshe të Bashkisë së Tiranës, në kohën kur ky institucion drejtohej nga kreu i PD-së, nga 2011 deri në 2015.

Kjo ka ngritur dyshime, kryesisht në rrjetet sociale se, vila në të vërtetë është e vetë Lulzim Bashës, me disa qytetarë që kanë ngritur pyetjen logjike: Ish-drejtoresha e Bashës, paska para për të blerë një vilë qindra-mijëra euroshe në zonën rezidenciale luksoze të Tiranës, por Basha vetë jo?!

/Burimi: Gazeta Shqip/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *