Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i ka ngjitur një nofkë kryetarit aktual Lulzim Bashës, pas sherreve të fundit për lidershipin e PD-së, duke e quajtur “Lulzim Brava”.
Kjo nofkë duket se tashmë ka ngjitur dhe është duke mjaftë e përdorur nga të gjithë, si dhe është shpërndarë me shpejtësi në mediat sociale.
Por “fiksimi” i Bashës me bravat duket më i hershëm se sa kohët e fundit kur ai ndryshoi të gjitha bravat dhe çelësat e zyrave në PD, duke i lënë jashtë saj mbështetësit e Berishës.
Vetë Berisha thotë se, ai ishte një “maniak bravash” që kur ishte kryebashkiak i Tiranës.
Në vitin 2012 për disa kohë me radhë, këshilltarët socialistë në bashki, e akuzonin atë se kishte kyçur derën e Këshillit Bashkiak. Pasi kishte ndërruar bravën, ai nuk e dorëzonte çelësin.
Ndiqeni më poshtë videon virale:
/Priza.al/