Lulzim Basha ndan lajmin e hidhur për humbjen e ish-ministrit: R.I.P. i dashur mik, do më mungosh

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndarë në rrjetet e tij sociale një mesazh për ndarjen nga jeta, mbrëmjen e djeshme, të ish-ministrit të Jashtëm të Italisë, Franko Fratini. Diplomati italian, i cili ka shërbyer në kohën e qeverisjes së Berlusconit, është cilësuar si kontribues në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Thellësisht i pikëlluar për humbjen e Franco Frattinit, mikut të madh italian dhe europian dhe shumë të dashur. Shqiptarët do t’i jenë përgjithmonë mirënjohës për miqësinë e tij të dhembshur dhe mbështetjen vizionare për zgjerimin evropian dhe lirinë e lëvizjes. RIP i dashur mik, do të mungosh shumë”, shkruan Basha në Twitter.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *