Bizneset në Lungomare kanë filluar protestën në orën 20:30 të mbrëmjes dhe nuk i dihet deri në cfarë ore do të zgjasë.
Përgjatë gjithë vijës bregdetare vihen re biznese të cilat kanë rrethuar territorin e tyre me shiritin e mbylljes teksa kanë vendosur përpara vendit ku qëndrojnë klientët tabela me mbishkrime të caktuara në formë proteste.
Kujtojmë që prej orëve të para të së hënës bizneset në Lungomaren po qëndrojnë mbyllur.
Pas protestës së sipërmarrësve, qeveria ka zgjatur orarin e lejimit të muzikës deri në orën 23:00 duke nisur nga 20 korriku. Ata protestuan për shkak se kufizimi i orarit ka sjell humbje të konsiderueshme për bizneset.
/Priza.al/