Lushnja prej dy ditësh po asfiksohet nga tymi i plehrave që digjen/ Shteti gjen ‘sabotatorin’, arrestohet roja i fushës së mbetjeve  

Roja i vendit të depozitimit të mbetjeve në Bashkinë Lushnjë, është arrestuar për zjarrvënie.

M.Sh. 42 vjeç, solli ndotje të madhe në qytet duke shkaktuar edhe probleme tek qytetarët.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndotja e ajrit”.

“Pas marrjes së njoftimit ditën e djeshme se në vend depozitimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Lushnjë ka rënë zjarr, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është organizuar puna dhe në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua shtetasi M. Sh., 42 vjeç, banues në Lushnjë, me detyrë roje në vend depozitim, i dyshuar si autor i zjarrvënies

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndotja e ajrit”, shkruan policia.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *