Lushnja me anë të rrjeteve sociale ka bërë me dije afrimin e 5 lojtarëve të rinj në ekipin e parë. Si duket, projekti i drejtuesve lushnjarë është promovimi i talenteve kryeshisht prodhimet e akademisë së Lushnjes. Këtë projekt klubi i Lushnjes i’a ka besuar trajnerit Klodian Duro i cili ka dhënë miratimin e tij për këto afrime të reja.
Jurgen Pervataj është afrimi i parë. Mbrojtësi 20-vjeçar vjen nga ekipi i Shkumbinit dhe firmos për 1 vit në Lushnje. Joni Balla është afrimi për repartin e sulmit. 20-vjeçari vjen nga akademia e Dinamos dhe firmos për këtë sezon me ekipin e Lushnjes.
Amarildo Hajdari dhe Damiano Arapi janë afrimet e akademisë Lushjnare. Të dy lojtarët bëjnë pjesë në repartin e mesfushës. Marjus Korreshi pas rikthehet pas një viti në Lushnje aty u doli si futbollist dhe firmos deri ne vitin 2023. Mbrojtësi 23-vjeçar luajti vitin e fundit në Gjermani.