Një të ri lushnjar nuk e kanë mbajtur më nervat dhe për pak i ka bërë “gropën” të atit të tij.
Policia e Lushnjës ka arrestuar një 36-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë dhe ka tentuar të godasë me sende të forta babanë e tij.
Shtetasi F. H., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike, ka tentuar të godas me sende të forta babain e tij, ka bërë të ditur policia.
Anëtarët e tjerë të familjes kanë telefonuar policinë dhe për pasojë 36-vjeçari është prangosur.
Njoftimi i policisë Lushnjë
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka tentuar të godasë me sende të forta babain e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale ‘Dhunë në familje’”.
/Priza.al/