40-vjeçari L.P., është kapur në flagrancë nga policia e Lushnjës dhe do të ndiqet penalisht për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësim i paligjshëm. Kjo për shkak se një 45-vjeçar A.F., banues në Berat është dëmtuar gjatë punës në një firmë ndërtimi.
45-vjeçari punonte në të zezë dhe tani është në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”, shtetasin L. P., 40 vjeç, banues në Berat, me detyrë administrator dhe drejtues teknik në një firmë ndërtimi, pasi ditën e djeshme, është dëmtuar gjatë kryerjes së punimeve në këtë firmë, shtetasi A. F., 45 vjeç, banues në Berat, i punësuar në mënyrë të paligjshme, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejsh e proceduriale.