Një aksident ka ndodhur në Unazën e Lushnjës, ku një automjet Volvo, me targa AB 190 ON, ka përplasur një burrë që po kalonte me biçikletë.
I lënduari është Hasan Turku, rreth 65 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjës për ndihmë të specializuar. Policia është në vendngjarje dhe po dokumenton aksidentin, duke hetuar rrethanat e ngjarjes.
Dyshohet se 65-vjeçari ka dalë papritur para mjetit, duke shkaktuar përplasjen. Unaza e Lushnjës, e rikonstruktuar së fundmi, është e njohur për shpejtësinë e lartë të automjeteve, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.