Lushnjë/ E rrahu dhe tentoi ta vriste me thikë babain, arrestohet 25 vjeçari/ Ja telefonata që “shpëtoi” 56-vjeçarin (Emri)

Një 25 vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi ushtroi dhunë ndaj babait të tij dhe e kanosi se do ta vriste me mjet prerës.

Bëhet me dije se shtetasi me iniciale A.Q., 56 vjeç ka kërkuar ndihmën e policisë, pasi i biri e kërcënonte atë se do ta vriste.

Sakaq, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (hanxhar), me të cilin 25-vjeçari kanosi për të vrarë babanë e tij.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë

Ushtroi dhunë ndaj babait të tij dhe e kanosi se do ta vriste me mjet prerës, falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, parandalohet ngjarja e mundshme kriminale dhe vihet në pranga djali. Në Lushnjë u arrestua shtetasi Alban Qorri pasi dhunoi dhe kanosi për të vrarë babain e tij.

Në sallën operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi A. Q., 56 vjeç, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kanoste për ta vrarë me mjet prerës.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë në fshatin Krutje, ku është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi në kohë e autorit, i cili i ka kërcënuar shërbimet e Policisë se do të dëmtonte ata ose veten, në rast se do të ndërhynin.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin A. Q., 25 vjeç.

Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (hanxhar), me të cilin 25-vjeçari kanosi për të vrarë babanë e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *