FIER– Autostrada Lushnjë-Fier është bllokuar për disa minuta nga banorët e zonës, në shenjë proteste për vendosjen e barrierave metalike në kryqëzimin e njohur si ‘pushimi i shoferit’. Si pasojë e këtij bllokimi është shkaktuar një rradhë kilometrike makinash nga të dyja anët e rrugës Lushnjë dhe Fier.
Pas bisedimeve me policinë, rruga është liruar.
/Priza.al/