Lushnjë/ Grabitën 2 biznese dhe 1 banesë, në pranga 3 persona (EMRAT)

LUSHNJË– Policia ka vënë në pranga 3 persona, pasi ishin pjesë e një grupi që merreshin me vjedhje prone.

Niko Zaimi, 36 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, Erion Kondi dhe Klaudjo Myrtja në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen “Kadri Qystri” kanë vjedhur biznesin në pronësi të shtetasit D. Sh., në lagjen “Loni Dhamo” kanë vjedhur banesën e N. K. dhe në lagjen “Kadri Qystri” kanë tentuar të vjedhin biznesin në pronësi të A.S.

Gjatë muajit maj dhe gusht kanë vjedhur sende me vlerë, orendi shtëpiake dhe shuma parash në 3 banesa.

Policia ka sekuestruar shumën prej 3830 euro, 40 paund, 125,200 lekë të rinj, bizhuteri, 3 aparate celularë dhe pajisje që përdoreshin nga autorët për të kryer vjedhjen si dhe automjetin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia godet një grup të rrezikshëm që kryente vjedhje të parave dhe sendeve me vlerë në banesa dhe biznese.Finalizohet operacioni policor i koduar “Trio”.Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës. Vodhën me thyerje 2 biznese dhe 1 banesë, kapen dhe arrestohen në flagrancë 3 autorët e dyshuar, një prej të cilëve i dënuar më parë për vjedhje. Zbardhen dhe dokumentohen edhe 3 vjedhje të ndodhura më parë në Lushnjë, të cilat dyshohen se janë kryer nga këta shtetas. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marë se në orët e para të mëngjesit ishin vjedhur 2 biznese dhe 1 banesë në Lushnjë, menjëherë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Trio”. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale arrestuan në flagrancë shtetasit: Niko Zaimi, 36 vjeç, (i dënuar më parë për vjedhje), Erion Kondi, 40 vjeç dhe Klaudjo Myrtja, 27 vjeç, të tre banues në Fier. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen “Kadri Qystri” kanë vjedhur biznesin në pronësi të shtetasit D. Sh., në lagjen “Loni Dhamo” kanë vjedhur banesën e shtetases N. K. dhe në lagjen “Kadri Qystri” kanë tentuar të vjedhin biznesin në pronësi të shtetasit A. S. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se gjatë muajit maj dhe gusht, këta shtetas kanë vjedhur sende me vlerë, shuma parash dhe orendi shtëpiake në 3 banesa, konkretisht në datën 11.05.2021 kanë vjedhur banesën e shtetasit J. P., në datë 10.08.2021 kanë vjedhur banesën e shtetasit E. E., dhe në datë 12.08.2021 kanë vjedhur banesën e shtetasit A. H.Gjatë operacionit, Policia ka bërë sekuestrimin e shumës prej 3830 euro, 40 paund, 125.200 lekë të rinj, disa bizhuteri, 3 aparate celularë, paisje që përdoreshin nga autorët për të kryer vjedhjet si dhe automjeti i cili gjithashtu përdorej nga këta shtetas për të kryer vjedhjet.Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga këta shtetas.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *