Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Lushnjë. Një kamion ka përplasur për vdekje një këmbësor rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur detajet e aksidentit.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, shtetasi G. G., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Volvo”, ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.
/Priza.al/