Lushnjë/ Motori përplas 85-vjeçarin me biçikletë, humb jetën i moshuari

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje, ku si pasojë një i moshuar ka humbur jetën. Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 18:15, në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë, në vendin e quajtur “Kthesa e Gungasit”.

Shtetasi me iniciale K. K., 50 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Trinity” është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi P. Rr., 85 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P. Rr. Është shoqëruar në Komisariat shtetasi K. K dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *