Lushnjë/ Plagosi me armë zjarri vëllain e tij në derën e shtëpisë, arrestohet autori!

Një 65 vjeçar është plagosur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të premte në Lushnje.

Policia bën me dije se shtetasi Faik Veliu, nga fshati Ngurrëz e Vogël është plagosur me armë jashtë banesës së tij, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në orën 05:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, në territorin e jashtëm të banesës së tij, në rrethana ende të paqarta.

Ndwrkaq policia ka njoftuar se  brenda pak orësh ka bërë identifikimin e autorit, Sami Veliu, dhe ka arritur ta vej në pranga, që është njëkohësisht edhe vëllai i të plagosurit.

Njoftimi i policisë Lushnje: Si rezultat i reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të plagosjes së shtetasit Faik Veliu. Autori eshte shtetasi Sami Veliu, vëllai i 65-vjeçarit. Gjithashtu eshte gjetur dhe sekuestruar dhe arma e zjarrit me te cilen autori kreu plagosjen. Me vone do kete njoftim te plote per rrethanat e ngjarjes. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëmnë fshatin Ngurrëz e Vogël në Lushnjë. 65-vjeçari Veliu është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *