Lushnje/ Tritol për herë të dytë një banese, brenda pak kohësh

Një shpërthim me tritol ka ndodhur sot në mbrëmje në lagjen “18 tetori” në qytetin e Lushnjes, ku si pasojë pati vetëm dëme materiale. Sipas policisë, tritoli është hedhur në banesën e shtetases me inicialet R.T ku nga shpërthimi u dëmtuan dy automjete të parkuara aty pranë. Kjo shtetase është përballur me të njëjtin sulm në datën 2 nëntor të këtij viti. Pas kësaj ngjarjeje u mësua se në këtë banesë jetonte me qira kunati i shtetases, Altin Lamçe. Ky i fundit është tregtar në tregun e fruta-perimeve.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 18:30, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme  materiale në dy automjetet e parkuara.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *