Një 38 vjeçar është zhdukur nga banesa prej 4 ditësh dhe nuk është kthyer më.
Sakaq, denoncimin e ka bërë motra e tij, e cila në polici është shprehur së vëllai i saj vuan nga probleme të shëndetit mendor, si dhe është larguar nga banesa më datë 17 prill.
Ndërkohë, menjëherë pas denoncimin policia po punon për gjetjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasja L. K., 36 vjeçe, banuese në Savër, Lushnjë, se vëllai i saj, shtetasi A. M., 38 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), është larguar nga banesa në datën 17.04.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 38-vjeçarit.