Një zjarr ka rënë në koshat e mbeturinave në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjithë zona ka mbetur pa drita, pasi pranë koshit ku ka rënë zjarri, ndodhej edhe një kabinë elektrike. Nga të dhënat e deritanishme, mendohet se zjarri është vendosur qëllimisht, pasi disa ditë më parë shërbimi i pastrimit i është hequr firmës private dhe i ka kaluar Bashkisë së Lushnjes.
Ndaj dhe mendohet se e gjithë situata e krijuar është bërë nga firma private, në shenjë proteste. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit dhe punonjësit e OSHEE-së, të cilët po mundohen që të normalizojnë situatën.