‘Lutjet’ e Ramës nuk dëgjohen/ Nga 1 nëntori ERE rikthen fashën 800 KWH

Nga 1 nëntori do të rritet çmimi i energjisë elektrike për të gjitha ato familje që konsumojnë mbi 800 KWH.

Ndonëse kryeministri e pezulloi fashën 800 KWH për muajin tetor, javën që vjen do të nisë zbatimi i saj.

Rama i ktheu ‘sytë nga qielli’ duke iu lutur Zotit disa herë që të kishte reshje shiu por, mesa duket ai ‘nuk e dëgjoi’ dhe tani qytetarët do vuajnë pasojat.

Enti Rregullator i Energjisë është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur që për muajin që vjen fasha të riaktivizohet.

Janë 71 mijë familje që tejkalojnë fashën prej 800 KWH në muaj do ta paguajnë energjinë me 42 lekë kilovat/orë nga 9.5 që është aktualisht. Rritja e çmimit të energjisë, prek të gjitha ato familje, që aktualisht paguajnë mbi 9 mijë e 200 lekë në muaj.

Kryetari i Entit Rregullator Petrit Ahmeti u shpreh se vendosja e fashës është një masë për të përballuar krizën energjitike.

Ndërkohë, mbledhja është shoqëruar me debate, pasi deputetja e PD, Jorida Tabaku u shpreh se kemi një 5-fishim të çmimit dhe nuk është aspak normale.

“Kërkesa ime për të revokuar vendimin për krijimin e fashës 800 KËH për mbi 100 mijë familje që do të rrisë çmimin me 5 herë për familjet shqiptare nuk është thjesht një kërkesë partizane dhe populiste. Kërkesa ime është e bazuar në të dhëna, në realitetin që po ndiqet sot, nga shifrat e tregtimit të gazit dhe çmimit të energjisë në bursën e Hungarisë. Pra është një kërkesë e logjikshme që padyshim duhet të trajtohet nga ERE, e cila i shërben qytetarëve dhe interesit publik”, deklaroi Tabaku.

Kriza energjetike nuk është punë shiu/ Rama kthen sytë nga qielli, për ekspertin: Keqmenaxhimi është shkaku


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *