LZHK dhe PAA bashkë në mbështetje të Igli Carës: Durrësi ka nevojë për zhvillim

Partitë e vogla opozitare janë bërë bashkë për të mbështetur kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara.

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi në fjalën e tij kërkoi nga të gjithë qytetarët që të votojnë, Igli Carën, pasi ai është e ardhmja e politikës.

Sipas Shehit, Durrësi ka nevojë për njerëz që punojnë dhe jo për ata që Durrësin duan ta përdorin për të ndërtuar pallate, duke i marrë Portin.

Të njëjtën linjë qëndrimi kishte edhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Gjatë një fjalimi në një takim të opozitës, Duka tha se ka besim te fitorja e Carës, sepse sipas tij ai është një person me integritet dhe opozita në Durrës është e bashkuar.

“Së bashku me specialistët e PAA ai ka përgatitur programin. Ne e mbështesim zotin Cara sepse bësojmë se pushteti ynë është real dhe ajo që është më e rëndësishmja është se zoti Cara është njeri me integritet që do të jetë në shërbim të qytetarëve. Situatë e opozitës në këto zgjedhje është e komplikuar, por në Durrës kemi një situatë krejt tjetër. Në Durrës Demokratët do të shkojnë të bashkuar në këto zgjedhje”, tha Duka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *