Moderatorja e njohur, Armina Mevlani ka folur për emisionin “Goca e Gra” në lidhje me dasmën e saj. Pasi tregoi se fjalimi i vjehrrit të saj ishte një nga ngjarjet më surprizë të asaj mbrëmjeje, më tej Armina foli edhe për fustanin e nusërisë që u komentua gjatë.
“Sa veta më kanë sharë për fustanin? O Zot se ke idenë. Për të parin e ‘Vivienn’-it, ai është një fustan klasik që princesha e Spanjës e veshi para një jave. Është shumë klasik, për mua është epike se është dizenjuar për mua, është një marrëdhënie shumë e thellë e mirëmenduar me stilisten, ndihem shumë e lumtur që e kisha atë fustan”, theksoi Armina.
“Unë kam një fustan tjetër që do të bëj fotot por nuk e kam veshur se doja të kërceja. Fustani i Vladrinit ishte super se më kuptoi idenë se unë dua atë të Guns ‘n Roses November Rain”, vijoi ajo.