Banorët pjesëmarrës të “Big Brother Vip Albania 2” kanë filluar të krijojnë grupet dhe lojën e tyre, e për pasojë kjo ka sjellë edhe debatet dhe mospëlqimet e para.
Ndër konkurrentët që duket se nuk e kanë qejf njëri-tjetrin janë Olta Gixhari dhe Ronaldo Sharka. Ky i fundit e ka shprehur haptazi në një bisedë me Kejvinën dhe Zhaklinën se e bezdis shumë arroganca e aktores.
“Më acaron ajo indiferenca dhe arroganca e Oltës. Nuk e marr vesh domethënë. Nuk jemi këtu për të parë Oltën. E thotë fjalën edhe ikën. Ma shpif”,- shprehet Ronaldo.
Nga ana tjetër Olta Gixhari ashtu e drejtpërdrejtë pati një debat më herët edhe me Tea Trifonin, për të cilën duket se nuk ka një mendim të mirë.
Pjesë nga debati:
Olta: Unë kam tentuar po ti nuk dëgjon, me mua jo, e shoh të vështirë komunikimin me ty.
Tea: E ke gabim, ça të bëj unë, të vdes këtu se do ti muhabet. S’mund të marr pak ujë, se ofendohesh ti.
Olta: Po unë nuk mund ta shpreh mendimin tim pas 30 minuta, sa të mbarosh ti punët e shtëpisë.
Tea: Tani si të duash, unë nuk të detyroj të flasësh me mua me zor.
Olta: Ti mua më ke dhënë tjetër perceptim në fillim, madje sa je futur të kam thënë ua je bërë si perëndeshë, sa paqe rrezaton. Thashë se do rrinim bashkë, kam ndjerë simpati por ti jo mesa duket. Ndaj kam qëndruar larg.
Tea: Po pse?
Olta: Atë më ke dhënë ti, kam tentuar të flas. Se di tani mbase e ke bërë pa qëllim.