Macron dëshiron të ftojë në finale edhe Benzema, Pogba dhe Kante

Emmanuel Macron, pasi ka ndjekur live gjysmëfinalen kundër Marokut, do të jetë në tribunën e Lusail edhe për finalen e Kupës së Botës, që Franca do të luajë kundër Argjentinës të dielën e ardhshme.

Por jo vetëm. Presidenti i Republikës Transalpine po mendon të ftojë gjithashtu edhe lojtarët e dëmtuar si Benzema, Pogba dhe Kante

“Unë e di që ai e dëshiron këtë”, – tha ministrja e sportit, Amelie Oudea-Castera, për RTL.

“Di që plani është duke u studiuar. Do të shohim nëse logjistikisht dhe materialisht mund të ndodhë e gjithë kjo, në çdo rast është dëshira e presidentit Macron që t’i përfshijë ata që të marrin pjesë plotësisht në këtë aventurë”.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *