Presidenti francez Emmanuel Macron është rikthyer që të flasë sërish për konfliktin Kosovë-Serbi në Ballkan. Ai u shpreh i sigurt se situata nuk do të agravojë.
Ai shpreson se drejtuesit, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç do të marrin udhërrëfyesin, planin franko-gjerman që është vendosur në tryezë.
Presidenti francez megjithatë ka frikë nga konfliktet etno-fetare që po zhvillohen në rajone të ndryshme të botës. “Jam i shqetësuar, por nuk kam frikë nga rifillimi i konfliktit në Kosovë”, përfundon ai.