Gjuetarët e thesareve po planifikojnë të gërmojnë 48 arka ari naziste me vlerë gati gjysmë miliardë paund në një pallat të përdorur nga Hitleri si bordello. Gërmimi pritet të nisë javën e ardhshme dhe shpresohet të gjendet 10 tonë ar bashkë me sende të tjera me vlerë në mjediset e pallatit të shekullit të 18-të në fshatin Minkoëskie në Poloninë jugore.
Thesari u vodh me urdhër të shefit të SS, Heinrich Himmler në fundin e Luftës së Dytë Botërore për të ngritur në Rajh të katërt. Gërmimi mendohet të përfshijë të ashtuquajturin ‘ari i Breslaut’, i cili u zhduk nga selia e policisë në qytetin polak afër Wroclaw.
Mendohet gjithashtu që aty të gjenden stoli dhe sende me vlerë nga koleksionet private të gjermanëve të pasur të cilët jetonin në rajon dhe që ua dorëzonin pasuritë e tyre SS-ve në mënyrë që ata t’i mbronin nga plaçkitja e Ushtrisë së Kuqe. Vendndodhja u zbulua nga dokumentet sekrete, ditari i një oficeri SS dhe një hartë që kërkuesit e thesareve e morën nga pasardhësit e oficerëve që i përkisnin një shtëpize të fshehtë që daton mbi 1000 vjet.
Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyMail