Lionel Messi mund të jetë favorit për të fituar “Topin e Artë” në vitin 2021, por ish-trajneri i Chelsea Maurizio Sarri beson se Jorginho është një nga konkurentët më të fortë për të arritur te trofeu individual.
Jorginho, 29 vjeç, pjesë e Chelsea-t ndihmoi skuadrën londineze të fitonin Champions League dhe të përfundonin sezonin në katër vendet e para në Premier League. Dirigjenti i mesfushës ka qenë po aq mbresëlënës në paraqitjet me Italinë, duke ndihmuar të kaltrit të preknin finalen e Euro 2020.
“Nëse Italia do të fitonte Kampionatin Evropian, është e qartë se ai do të bëhej pretendenti kryesor për ‘Topin e Artë’. Ai është një lojtar i rafinuar, inteligjent saqë bën që gjithçka të duket e lehtë. Kjo është madhështia e tij”, tha Sarri.
/Priza.al/