Këngëtarja e famshme Madonna ka reaguar me një video në rrjete sociale, lidhur me seksualitetin e saj.
Përmes një trendi të ri viral në ‘TikTok’, Madona shkaktoi zhurmë në rrjete sociale ku la të kuptohet se është lesbike. 64-vjeçarja ndau një video të saj në tualet, duke u përpjekur të hidhte një palë mbathje rozë në koshin e plehrave.
“Nëse nuk i hedh dot (në kosh), unë jam homoseksual!”, shkruante Madonna, nëna e gjashtë fëmijëve. Video grumbulloi 1.3 milionë shikime vetëm në 1 orë.
Në video shihet se si këngëtarja i lëshon mbathjet në tokë duke mos e kapur koshin dhe më pas i hedh një vështrim kamerës duke hedhur dorën në ajër. Ende nuk dihet nëse kjo ka qenë një shaka nga ana e Madonës apo po bënte një deklaratë për seksualitetin e saj.