Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur pas një zjarri në një restorant në Madrid të Spanjës.
Mediat e huaja shkruajnë se zjarri ka filluar që mbrëmjen e kaluar në Burro Canaglia Bar&Resto, një restorant italian në lagjen qendrore të Salamanca.
Një dëshmitar okular ka thënë për mediat spanjolle se zjarri filloi pasi një kamarier po ndezte një pjatë dhe flakët u përhapën në tavan dhe nëpër mureve.
Klientët u përpoqën të iknin ndërsa flaka u përhap në daljen kryesore, thanë shërbimet e urgjencës.
Policia spanjolle po heton shkaqet e zjarrit.