Kanë vijuar edhe ditën e sotme debatet mes Maestros dhe Luizit.
Së fundmi, Armaldo Kllogjri ka gjetur miniaturën e tij në ambientet e kuzhinës pa kokë. Kjo gjë e ka tronditur, ndërsa Olta që ishte e pranishme dhe e ka parë skenën ka duke qeshur.
Teksa dyshonte se këtë gjë e ka bërë Luizi, fill pas kësaj Maestro ka dalë para kamerës dhe e ka konsideruar këtë gjë si një provokim të rëndë.
“Të dashur gjithë shqiptarë kudo që ndodheni. Duan të më presin kokën e duan trupin këtu dhe kokën jashtë, por unë do rri këtu me kokë dhe trup. Kjo punë ka marrë fund, kjo nuk bëhet është një provokim shumë i rëndë”- tha Maestro.