Armaldo Kllogjeri, i njohur si “Maestro” ka treguar takimin që ai ka pasur me aktoren Olta Gixhari pas daljes nga ‘Big Brother VIP’.
I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Armaldo tha se së bashku me Oltën janë përballur me shumë njerëz, të cilët i fotografonin.
“Oltën e kam takuar mbrëmë. Kemi pirë një kafe, nuk diskutuam dot sepse kishte kaq shumë njerëz që na takuan, bënin foto, na rrinin nga prapa. E mbyllëm shpejt takimin dhe e kemi lënë për një takim të dytë, por e kemi lënë për njëherë tjetër”, tha Armaldo Kllogjeri.
I pyetur se kush mendon se do ta fitojë Big Brother tani që Olta nuk është më, ai tha: “Do ti themi Oltes që të rikthehet përsëri (qesh) Nuk mendoj se do rikthehet. Unë kam dashur që të fitojë një vajzë, por duke patur parasysh që votojnë shumë nga jashtë Shqipërisë, dinamika ka ndryshuar. Por mendoj se ky BB do jetë surprizë për fituesin. Edhe pse Luizi e ka të shtruar rrugën, mendoj se mund ta fitojë Luizi”.