Maestro dhe Kiara krijuan një raport të ngushtë dhe shumë të afërt në “Big Brother VIP”. Ata ndanin kohë e biseda së bashku, madje kur Armaldo u largua kërkoi që ta përcillte vetëm Kiara.
Por, dinamikat e lojës ndryshuan dhe ata nisën përplasjet. Shkak u bë afrimi i Maestros me Oltën duke i kërkuar asaj të nxjerrë Kiarën në nominim pas një avantazhi që iu dha. Kjo pasoi me debate të ashpra mes tij e Luizit e rrjedhimisht pati krisje të marrëdhënies së tyre.
Duket se mes tyre ka pasur debate edhe jashtë. Kiara deklaroi pas rikthimit në shtëpi se askush nga ish-banorët nuk e ka telefonuar. Gjë që sipas Armaldos është e pavërtetë.
“Dje tha “si s’më mori njeri në telefon kur isha jashtë”. Në fakt e kam kontaktuar sepse kam shumë vlerësim për Kiarën dhe doja ta takoja sepse pas daljes e di dhe vetë si ndihesh”- shkruan ai në një status në Instagram.
Më pas ka publikuar mesazhin e një ndjekëseje që i shkruan ta fshijë postimin sepse nuk e pati me gjithë banorët por me Efin. Krah mesazhin ai shkruan: “Ju jeni interesantë. Unë ju thashë se e mora nuk ju thashë si shkoi telefonata. Kështu që ju do Maestro fort mos u përfshini më shumë se i zoti i punës”.
Në këtë mënyrë ai ka lënë të kuptohet se mes tyre ka ndodhur një debat dhe telefonata nuk ka shkuar si duhet.