Maestro mësoi Oltën kundër tyre, Kiara-Luizit: Po e sulmove Armaldon, do të të vendos barriera

“Me një gur vret dy zogj”. Kjo ishte fraza e Armaldos pak ditë më parë kur i sugjeroi Oltës të dërgojë në nominim Luizin, Bledin dhe Kiarën në momentin e hapjes së zarfit të kuq.

Olta e dëgjoi këshillën e tij duke çuar në nominim këta persona, njëri prej të cilëve do të lërë shtëpinë këtë të martë. Por si të kishte dëgjuar bisedën mes tyre, Luizi ka përdorur të njëjtat fjalë për veprimin e Oltës.

Teksa qëndronte në oborr me Beatin, ai tha se Olta zgjodhi të vrasë dy zogj me një gur. Pra edhe nëse del Kiara apo Bledi, ajo është sërish e favorizuar, pasi të dy këta persona i do jashtë shtëpisë, për shkak të strategjisë së saj.

Nga ana tjetër Kiara nuk ka asnjë ide që ka qenë pikërisht Armaldo ai që i ka sugjeruar Oltës emrin e tij.

Ajo mbajti anën e tij në disa debate brenda shtëpisë, ndërsa paralajmëroi partnerin e saj, Luizin, që nëse vazhdon sulmin ndaj tij do të jetë ajo që do i vendosë barriera.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *