Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë hyrë tre banorë të rinj, mes tyre edhe gazetari kontrovers Bledi Mane.
Në klipin e tij prezantues, Mane tha se nuk do të ketë kompromise në lidhje me injorancën dhe nivelin e ulët të arsimit, pasi këto dy fusha e shqetësojnë.
Pas përfundimit të spektaklit të djeshëm të “Big Brother VIP2”, banorët kanë nisur që të komentojnë hyrjet e reja. Madje në një moment duket se Armaldo Kllogjeri ka ‘paralajmëruar’ Luiz Ejllin që të ketë kujdes nga gazetari i njohur.
Pjesë nga biseda:
Armaldo: Me bagazhin që ai ka, se ai ka qetësi, ai do të arrijë qëllimin dhe do luftojë vetëm me ty. Ai për ty ka ardhur këtu, vetëm për ty. Nuk ka ardhur për njeri tjetër. Ti do gjesh momentin e duhur, mënyrën e duhur se si do përplasesh me atë. Ai nuk ka as turp, as sedër. Ai do jetë shumë problematik. Ai u çua dhe erdhi më puthi mua, e kupton.
Luizi: Ti e njeh?
Armaldo: Unë e kam parë vetëm nga televizori.
Luizi: Nuk e njoh hiç.
Armaldo: Ai bëri një gjest dhe një veprim që mua këtu për çdo veprim që bën nuk më plas fare. Ai ka ardhur me qëllim të qartë, vetëm të godasë ty. Nuk merret me mua ai me asnjë njeri tjetër. Objektivi i tij je vetëm ti. Ai do bëjë lojën që ke bërë ti. Mbaje mend, do shkojë edhe në ofezë me femrat, ka kaluar në ofezë në emisionin që bën.