Mafia e plehrave iu vuri shkrepësen/ Digjen prej tre ditësh mbetjet në fushën e Mbrostarit, Fieri mbytet nga tymi toksik

Qyteti i Fierit prej dy ditësh është mbuluar nga retë toksike të tymit që del nga fusha e mbetjeve urbane fare pranë qytetit.

Edhe pse koha është e mirë dhe me diell, rrezet e tij bllokohen nga reja e tymit të mbetjeve urbane.

Zjarri ka rënë në fushën e mbetjeve në Mbrostar. Sasia e madhe e plehrave që ndodhet atje është ndezur prej dy ditësh.

Vihet re madhësia dhe rrezikshmëria që po paraqet kjo re toksike për banorët e Fierit dhe zonave përreth.

Në situate më të vështire janë shtëpitë dhe bizneset që ndodhen pranë kësaj zone. Në këto banesa është pothuajse e pamundur që të qëndrosh për shkak se tymi është i padurueshëm.

Prej dy ditësh zjarrfikësit nga Fier, Patosi dhe Roskoveci po mundohen që ta fikin flakën, por sasia e madhe e plastikës që është depozituar në këtë landfill, e bën pothuajse të pamundur punën për fikjen e tij.

Vatra e zjarrit është përhapur në një zonë të gjerë të kësaj fushe mbetjesh. Landfilli i Mbrostarit depoziton mbetjet në qiell të hapur që prej fillimeve të viteve ‘90.

Policia po heton në lidhje me këtë zjarr që duket se është shkaktuar nga zjarret e vendosura në bimësinë pranë këtij landfilli dhe që po ndihmohet nga temperaturat e larta dhe era e fortë.

/Marrë nga Top Channel/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *