Policia e Katanias, e koordinuar nga drejtoria lokale e qarkut antimafia, zbatoi një urdhër paraburgimi ndaj 31 personave. Ata konsiderohen të lidhur me shoqatën mafioze “Cappello – Bonaccorsi”, nën hetim për shkaqe të ndryshme të krimeve të shoqatës së tipit mafioz, shoqatë kriminale me qëllim trafikimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike (kokainë), por edhe mbajtje armësh zjarri.
Hetimet bënë të mundur veçanërisht dokumentimin e trafikut të drogës në aksin Kalabri – Siçili.