Tashmë është një lajm zyrtar por aspak i këndshëm për fansat e kësaj dysheje fantastike! William Levy dhe Elizabeth Gutiérrez i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre shumëvjeçare.
Ky lajm ka shtangur të gjithë fansat e tyre. Ka qenë vetë aktori i mirënjohur, William Levy ai i cili ka dhënë lajmin e papritur. Aktori ka publikuar një status në Instagram, ku ndër të tjera shkruan se së bashku me Elizabeth do të vazhdojnë të jenë prindërit më të mirë për fëmijët e tyre.
“Ne duam t’ju bëjmë të ditur se pasi e menduam mirë, kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë. Por ne do të vazhdojmë të jemi familja e bukur që jemi dhe prindërit më të mirë për fëmijët tanë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, -shkruhej në postim.
/Priza.al/