Nuk janë të pakta këngëtaret më origjinë shqiptare që kanë arritur majat e suksesit në industrinë e muzikës. Një prej tyre është Ava Max, e cila mbrëmjen e kaluar ka mbajtur koncertin e radhës në kundër të turneut në Amerikës.
Përmes disa imazhe që ka ndarë me mbi 2.4 milionë ndjekësit e saj në Instagram, 27-vjeçarja shihet e veshur në stilin e saj unik, në një kostum me ngjyrë të kuqe nga materiali i lëkurës, të cilin e kompletonin disa detaje me zinxhir metali.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare la të lira flokët e gjata bionde, ndërsa vendoi grim të theksuar duke kombinuar buzëkuqin me veshjen.
“A jeni gati për koncertin në Los Angeles sonte??!!”, ka shkruar Ava në mbishkrimin e imazheve, para nisjes së koncertit.
Ndërkohë, kujtojmë që së fundi Amanda Koci (emri i vërtetë) u paraqit në ballinën e revistës së njohur “Cosmopolitan Japan”.
/Priza.al/