Superylli i Hollywood Tom Cruise po qëndron në bordin e një jahti të jashtëzakonshëm prej 32 milion paundësh, ndërsa pushon në Cornwall. Anija e pabesueshme e 59-vjeçarit, e quajtur Triple Seven, u pa teksa lundronte natën e kaluar, ndërsa aktori udhëtonte rreth vijës mahnitëse të bregdetit.
Jahti ‘Triple Seven’ mund të merret me qira me një tarife prej 460,573 paundë në javë. Jahti ofron një jakuzi në kuvertë, një palestër, një pishinë, jet ski dhe një numër të shumtë dhomash.
Tom aktualisht po shijon një pushim nga xhirimi i filmit më të fundit Mission Impossible. Jahti prej 68 metrash mund të presë deri në 12 persona, si dhe 17 anëtarë të ekuipazhit tw cilwt plotësojnë çdo nevojë të tij. Ajo përmban një rrëshkitëse të madhe uji, një xhakuzi dhe hapësira të ndryshme për ngrënie në natyrë, në varësi të vendit ku Tom e pëlqen të darkoj.
Muajin e kaluar The Sun zbuloi se xhirimet në pjesën e shtatë të filmit ishin ndalur edhe një herë, pasi dikush në shesh doli pozitiv për koronavirus. Disa njerëz drejtuan gishtit drejt aktorit kryesor, duke pretenduar se nuk e kishin parë atë në set që nga ajo kohë.
/Burimi: The Sun/ përshtati në shqip Priza.al/