Muaji maj nisi me reshje shiu dhe breshër në disa zona të vendit, ndërsa sinoptikania Lajda Porja ka bërë një parashikim të motit gjatë ditëve në vijim, teksa është shprehur se deri në mesin e kësaj jave do të ketë prezencë të reshjeve.
Porja tha se situata me reshjet është shoqëruar edhe me një ulje të temperaturave dhe termometri këto ditë nuk do të ngjitet me shumë se 19 gradë.
Gjithastu Porja shtoi se gjysma e muajit Maj do të jetë me reshje, ndërsa pjesa tjetër do të ketë temperatura të larta./Priza.al