Deputeti socialist Pandeli Majko, u shpreh ditën e sotme se raporti i SPAK paraqet disa mangësi.
Majko: “Në raport nuk është plotësuar gjendja e plotësimit të detyrimeve ndërkombëtare, nëse ka të tilla, nëse nuk ka të bëhet e qartë se nuk ka. Raportim mbi rekomandimet e progres raportit të Bashkimit Evropian për institucionit tuaj, sa janë rekomandimet dhe sa janë plotësuar. Nuk është raportuar për miratimin e një sistemi të qartë tregues për vlerësimin individual për prokurorët. Rekomandohet miratimi i sistemit të vlerësimit, i rregullores së BKH-së, apo edhe vlerësimi i anëtarëve të BKH. Për ne është shumë e rëndësishme kjo. Nuk raportohet mbi performancën e anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Nuk është ende funksional sistemi i organizimit të brendshëm. Nuk është plotësuar struktura e Prokurorisë së Posaçme. Këto janë shqetësimet e Kuvendit”