Mbrëmjen e djeshmë, ish-kryeministri Pandeli Majko ka folur për situatën në Ukrainë dhe luftës që po ndodh në Ballkan.
Lidhur me këtë ai shprehet i shqetësuar se pas pushtimit të Ukrainës ka “ndryshuar edhe fjalori i marrëdhënieve ndërkombëtare” si dhe vendi ynë duhet të rishikojë statusin quo-të në rajon.
Lufta sipas tij, mund të bëjë që të kemi një nxitje të Brukselit për të pasur një qasje tjetëe për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ndër të tjera ai shton se Serbia, ndodhet në një situatë tepër delikate, kjo sepse sipas tij ajo është kthyer në një vrimë të zezë pasi nuk ka pranuar të bëhet të bëhet pjesë e NATO-s.
Sakaq është vënë në dyshim dhe integrimi i saj në BE, pasi Beogradi rrezikon të kthehet në një koloni të mirëfilltë ruse. “Ajo që shikohet hapur është drama që po kalon Serbia në rajon. Nuk kemi pse bëhemi pjesë e dramës së tyre”, tha ai.
Sipas Majkos, Shqipëria dhe Kosova nuk duhet t’i lejojnë vetes që Serbia ‘të përdorë statusin e viktimës’, ndaj ai është i mendimit se nuk duhet ndërmarrë asnjë veprim i njëanshëm. Ish- kryeministri e cilëson ‘Open Balkan’ si një formë iniciativë tre palëshe që nuk ka prodhuar asgjë përveç disa takimeve.