Komisioni i Ligjeve këtë të martë është shoqëruar me debate të forta, ku dhe janë diskutuar ndryshimet në policinë ushtarakë që kanë sjellë këto debate mes maxhorancës dhe opozitës.
Në fjalën e tij deputeti, Gazmend Bardhi tha se një oficeri i ushtrisë shqiptare i cili është atashuar pranë operacionit të NATO në Holandë përveç detyrës si ushtarak, ai është angazhuar edhe në trafikim të lëndëve narkotike.
Sakaq ngriti disa pyetje në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes se çfarë hapash ka ndërmarrë për këtë rast dhe a kanë dijeni për raste të tjera.
“Një oficer i ushtrisë shqiptare që është atashuar pranë operacionit të NATO në Holandë, që veç detyrës së tij si ushtarak, pasi mbaronte punën e hiqte veshjen ushtarake ishte angazhuar në trafikim të lëndëve narkotike. Pra kemi çuar në bazë të lartë të NATO, një ushtarak të lartë, të arrestuar në Holandë për trafik droge. Ka pasur një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes, që në fakt nuk sqaronte asgjë, vetëm se i kishte bërë thirrje ushtarakut të kthehet në Atdhe. Ishte administrator ai i shtëpisë së barit në Holandë. Dua të di cilat ishin veprimet e policisë ushtarake? A ka pasur Ministria informacion mbi veprimtarinë kriminale të ushtarakut? Çfarë veprimesh ka kryer SHIU, a keni informacione për zyrtarë të tjerë të përfshirë në veprimtari të tillë? Si apo sa ndikon kjo çështje në raportet me NATO? A është cenuar siguria e shtetit shqiptarë?”, tha ai.
Në këtë projektligj parashikohet që në zonat ushtarake nuk do të mbrohen më nga policia ushtarake, por do të kenë vetëm mbikëqyrje, ndërsa mazhoranca kërkon që Ministri i Mbrojtjes nuk do të mbrohet vetëm nga garda, por edhe nga policia ushtarake.