Makabër, djali mban në frigorifer trupin e nënës së vdekur

Në Ceglie Messapica ( Brindisi ) trupi i një gruaje 82-vjeçare, Maria Prudenza Bellanova, u gjet brenda një dhomë frigoriferike. Zbulimi u bë nga karabinierët në një zonë në periferi të qytetit. Shtëpia ku ndodhi zbulimi makabër është në lagjen Galante Minzella . Djali i pensionistes , Angelo Bellanova, 55 vjeç, u raportua se fshehu trupin, pasi u mor në pyetje gjatë pasdites.

Trupi i gruas u gjet në një pozicion të kërrusur brenda frigoriferit. Në fermën ku ndodhet shtëpia, karabinierët gjetën edhe katër qen të cilët tani do të transferohen. Nuk dihet ende se kur dhe si ka vdekur gruaja. Ajo dihej se ishte gjallë deri në shtatorin e kaluar, kur punonjësit e shërbimeve sociale që kujdeseshin për familjen e panë të gjallë. Më pas shërbimi i asistencës u pezullua për arsye administrative.

Alarmin e dhanë dy nipërit e viktimës, të cilët nuk mundën të vinin në kontakt me të. Përveç karabinierëve, në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrfikësit për operacionet e gjetjes së trupit, që do ti nënshtrohet autopsisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *