SHKODËR– Fadil Bandulla para pak ditësh qëlloi bashkëshorten e tij për vdekje dhe më pas vrau veten. Së fundmi është zbuluar se shkaku përse ai e vrau gruan e tij, Sanije Bandulla, ishte sepse ajo po bënte letrat për të ikur në azil, që të shpëtonte nga dhuna. Ky ka qenë shkaku i sherrit, i cili përfundoi në tragjedi.
Nga hetimet e derimëtanishme është mësuar se pensionisti ushtronte dhunë të vazhdueshme në familje.
Ekspertiza paraprake ka zbuluar se 79-vjeçari ka vrarë fillimisht gruan e më pas ka vrarë veten me armë të llojit automatik. Gjithsesi, arsyet e këtij krimi të dyfishtë mbeten ende mister, por mësohet se Fadil dhe Sanije Bandulla, kishin konflikte të vazhdueshme. Të dy të moshuarit jetonin vetëm në shtëpi, pasi tre fëmijët e tyre kishin emigruar në SHBA dhe Gjermani.
/Priza.al/