Një ngjarje e rëndë ka tronditur Amerikën, pasi dyshohet se nëna dhe gjyshja e një 4 vjeçare kanë vrarë të miturën.
Dyshohet se e kanë detyruar 4-vjeçaren të pinte më shumë se gjysmë shishe whiskey, ku për pasojë e mitura ka ndërruar jetë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se nëna e vogëlushes China Record, ka qenë e pranishme gjatë momentit kur vajza ka qenë duke pirë shishen gjysmë të mbushur, por nuk ka reaguar. Niveli i alkoolit në gjakun e vajzës 4-vjeçare ishte 0,680%.
Gjyshja dhe nëna e vajzës akuzohen për vrasje të shkallës së parë.
Mësohet se gjyshja gjatë momentit kur e ka parë vajzën duke pirë nga shishja e whiskey në banak, u zemëruar dhe në shenjë ndëshkimi e ka detyruar vajzën të pinte pjesën tjetër që kishte mbetur, ndërsa nëna e saj e shikonte dhe nuk e ndaloi.