Një grua ka vdekur mëngjesin e së premtes pasi ka humbur kontrollit e makinës dhe ka rënë disa metra në humnerë në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit. Policia thekson se nuk dihet ende se në çfarë rrethana ka ndodhur aksidenti.
“Ekipe të policisë, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se një veturë Nissan, derisa ka qarkulluar në magjistralen Kaçanik – Hani Elezit, në rrethana ende të pasqaruara ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rrugës, duke rënë në humnerë disa metra. Si pasojë e këtij aksidenti një person e gjinisë femër, e moshës madhore ka humbur jetën, vdekja e së cilës është konstatuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar Policia.