Tragjeditë nuk kanë të ndalur ditën e sotme në Shqipëri. Pas tre viktimave që u mbytën në plazhet e vendit, dy të tjerë kanë humbur jetën në një aksident në Fier. Makina doli nga rruga në zonën naftëmbajtëse në Marinzë dhe ra në kanal. Për pasojë dy persona kanë humbur jetën.
Paraprakisht mendohet se viktimat janë punonjës sigurie. Dyshohet se shoferit i ka rënë infarkt ndaj mjeti doli nga rruga dhe ndodhi tragjedia.
Policia e Fierit, autoambulanca dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
/Priza.al/