Makina del nga rruga, plagoset rëndë shoferi

Një aksident ka ndodhur pasditen sotme në aksin Krujë-Fushë Krujë, në afërsi të zonës së Krastës. Bëhet e ditur se një automjet tip “Fiat” , me drejtues një 27-vjeçar ka dalë nga rruga duke përfunduar dhjetëra metra jashtë rrugës.

Për pasojë, i lënduar rëndë ka mbetur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *